Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami e bindur se cilësia e naftës në Kosovës është përmirësuar

Në “Puls” të KTV-së, e para e tregtisë dhe industrisë në vend, Hykmete Bajrami, ka folur edhe për cilësinë e naftës.

“Kemi bërë monitorimin e mostrave të naftës. Vetëm vitin e kaluar rreth 600 mostra janë marrë për kontrollin e naftës. Ka përparime në cilësi”, ka thënë ajo.

“Kur flasim për kontrollin e pikave të naftës, që kemi pas bërë publike për media dhe janë alarmuar naftëtarët, ka qenë një lëshim nga ana e kryeinspektorit kur i kemi lajmëruar mediat vitin e kaluar për daljen në terren”, ka thënë Bajrami.


Bajrami e bindur se cilësia e naftës në Kosovës... by kohanet
Artikuj të ngjashëm