Kryeredaktori i Kohës Ditore, Agron Bajrami ka shprehur bindjen se kur bëhet fjalë për iniciativën për zgjedhje të parakohshme, demarkacioni është më shumë si shkas se sa si arsye e vërtetë.
Mungesa e reformës zgjedhore sipas Bajramit i bën jokredibile këto zgjedhje.
“Shkuarja në zgjedhje pa asnjë reformë, e premtuar para shumë vitesh nuk mund të ofrojë shumë rezultat, nuk po mendoj që mund të japë një parlament më të mirë apo qeverisje më të mirë”, ka thënë ai në “Rubikon| të KTV-së.
Bajrami thotë se sheh interesim më të madh te një pjesë e PDK për shkuarje në zgjedhje. Njëjtë ai nuk mendon edhe për partnerin tjetër të koalicionit.
“Duket se një pjesë PDK-së mendon se zgjedhje tash mund të prodhojnë më shumë rezultat se nëse ndodhin pas gjashtë muajsh, sikur që duket se LDK mendon që zgjedhjet e mëvonshme do mund të japin rezultate më të mëdha për të”, ka thënë ai.
Edhe
Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja për LDK-në
“Bazuar në sjelljet e partive duket se kanë informacione që i shtyjnë të besojnë se për PDK-në ka arsye për shkuarje në zgjedhje dhe për LDK-në që të mos shkojë. Duket se edhe zvarritja e demarkacionit po bëhet për këtë”, ka thënë ai.
Vizitat e fundit jashtë vendit të kryeministrit Mustafa, Bajrami i ndërlidh me zvarritjen e demarkacionit.
-
Bajrami: Zgjedhjet e brendshme në LDK janë të domosdoshme, nuk na shpëton asnjë proces tjetër
-
PDK: Sot është ezauruar mundësia për shkuarje në zgjedhje të parakohshme
-
Bajrami: Kurti të japë dorëheqje, nuk i bëjmë favor me shpërndarje të Kuvendit
-
Baliqi s’pret reforma të shpejta në LDK, Krasniqi i quan zgjedhjet ekzistenciale