Bajram Rexha ka marrë detyrën e Ushtruesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës.
Përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës, Rexha pranoi detyrën nga ish u.d, i Drejtorit të Përgjithshëm, Ibrahim Xhaka.
Rexha erdhi në këtë pozitë, pas vendimit të kryeministrit Avdullah Hoti, për shkarkimin nga detyra të Ibrahim Xhakës.
“Me qëllim të zbatimi të vendimit 212/2020 të datës 16 tetor 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht të Kryeministrit sot në Doganën e Kosovës është organizuar ceremonia zyrtare e pranim dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ibrahim Xhaka caktohet ushtrues detyre i drejtorit të Doganës
-
Hoti shkarkon edhe drejtuesit e Doganës dhe të ATK-së
-
Agron Llugaliu emërohet drejtor i Doganës së Kosovës
-
Një vit pa drejtor, Qeveria Hoti heq dorë për zgjedhjen e drejtorit të ri të doganës
-
Gent Gazheli emërohet drejtor i përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë