Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajqinovci: “Rruga e Re” e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili të mërkurën ka deklaruar se po punohet në nismën “Rruga e Re”, që siç ka thënë ai, është alternativë për zhvillim në çdo sektor.

Bajqinovci ka ironizuar duke thënë se “Rruga e Re” e pa kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, është vetëm rruga për fshatin Prapashticë, që është fshati i lindjes i ish kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

“’Rruga e Re’ e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Pas një takimi me strukturat e partisë të mërkurën, Abdixhiku ka shkruar në Facebook se nuk kanë kohë të humbasin dhe se është koha për ide e projekte konkrete.

Artikuj të ngjashëm