Krijimi i 15 mijë vendeve të punës ishte premtimi që Agim Bahtiri ua bëri qytetarëve gjatë fushatës për kryetar komune.
Megjithëse ka kaluar pjesa më e madhe e qeverisjes së tij, premtimi nuk është realizuar.
Disa nga qytetarët nuk shohin kurrfarë përmirësimi, por ka edhe të tjerë që mendojnë se Qeveria e ka bllokuar Bahtirin, duke mos e lënë të krijojë vende pune.
Zyrtarë të PDK-së në këtë komunë thonë se edhe shënimet zyrtare nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës tregojnë se biznese të shumta janë shuar dhe 498 persona kanë mbetur pa punë si pasojë e moskrijimit të klimës së favorshme për biznes.
Ndërkaq, Naim Hajra, nënkryetar i LDK-së në Mitrovicë, shprehet se premtimin për krijimin e 15 mijë vendeve të punës, Bahtiri nuk e ka zbatuar as 10%.
E kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e pranon se nuk ka arritur të mbajë premtimin e tij. Madje, nuk e di as shifrën se sa vende pune ka krijuar që nga ardhja e tij në krye të komunës.
-
Bahtiri tregon pse nuk mbajti premtimin për 15 mijë të punësuar, flet edhe për kufijtë
-
Vuçiqi u premton serbëve në Kosovë 400 vende të reja pune, kritikohet për ndërhyrje në zgjedhje
-
Bahtiri: E kam uruar Hamzën, në garë dikush fiton e dikush humb
-
Kronika Zgjedhore/ Bahtiri e quan veten menaxher evropian
-
Pacolli deklaron se për 12 vite ka krijuar 5 mijë vende të punës në Kosovë në sektorin privat