Koalicioni AKR-LDK-Alternativa ka hapur fushatën sot edhe në Fushe Kosovë, ku partnerët e koalicionit prezantuan programin qeverisës, kandidatin për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Bashkë me kandidatin e koalicionit AKR-LDK-Alternativa për kryeministër, Avdullah Hoti, ishte edhe nënkryetari i AKR-së, njëherësh kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili i përshëndeti qytetarët me një fjalë rasti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBahtiri tha se zhvillimi ekonomik vjen vetëm me njerëzit e dëshmuar në këtë lëmi. “Jemi në kohën e paqes, e paqja nuk shijohet me matrapazë që e shfrytëzojnë pushtetin. Nuk do t’iu nënshtrohemi asnjëherë atyre që kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve”, tha Bahtiri.
Ai theksoi para qytetarëve të Fushë-Kosovës së tash është koha e zhvillimit ekonomik, që vjen me gjeneralët e fuqisë zhvillimore, me akademikë, me biznesmenë global të cilët janë bërë bashkë për ta quar Kosovën përpara.
Ndërkaq kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, tha se koalicioni AKR-LDK-Alternativa ka program të qartë, që ju ofron qytetarëve të Kosovës një kontratë për 8 vitet e ardhshme ne te gjitha sferat e jetës, si ekonomi, bujqësi, shëndetësi etj.