Kompania “Bageri” nga Ferizaj është duke i kërkuar dëmshpërblim Ministrisë së Infrastrukturës rreth një tenderi që i ishte mohuar në vitin 2013. Tenderi për rikonstruktimin e rrugës Koliq-Dyz i ishte dhënë kompanisë “Papenburg & Adriani” me seli në Ferizaj në një vlerë prej 1,119,090.05 €, ose për 81,934.86 € më i shtrenjtë se “Bageri”, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe pse eksperti shqyrtues kishte konstatuar shkelje në këtë tender, pas ankesës së kësaj kompanie, OSHP-ja nuk kishte arritur ta shqyrtonte ankesën e OE dhe bashkë me ankesat e tjera kishte nxjerr konkluzionin e përbashkët për të gjitha ankesat e pranuara në mungesë të Bordit. Tashti
Gjykata Themelore e Prishtinës ka rrëzuar konkluzionin e OSHP-së dhe ka kërkuar që të merret vendimi për këtë tender. Për shkak se rruga ka përfunduar më 2014, OE ankues i është mundësuar që të kërkojë dëmshpërblim nga Ministria e Infrastrukturës.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Dyshime të reja për tenderin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë
-
Hetohet tenderi për furnizim me shtretër dhe pajisje të dializës në QKUK
-
OSHP-ja i kthen në rivlerësim dy pjesë të tenderit për rrugën Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq
-
Dakaj thotë se OSHP-ja u korruptua nga një kompani: I dha tender me ofertë më të shtrenjtë
-
Kosova rrezikon edhe një padi në arbitrazhin ndërkombëtar