Bahri Kovaçi nuk e dinte me saktësi se çfarë i kishte shkruar në letër djali i tij 19 vjeç ditën kur ishte nisur për në Siri. Nuk e ka gjetur forcën për ta lexuar atë tash e tre vjet, shkruan sot Koha Ditore.
“Duke bërtitur e me lot në sy, e fejuara e djalit na e lexoi letrën e Qëndrimit, të cilën e kishte lënë në dyqan, poshtë shtëpisë para se të nisej për në Siri. Ka qenë ora 10:00 e mëngjesit. Ne nuk dinim asgjë rreth kësaj pune”, ka rrëfyer Kovaçi, të enjten para Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Ai është dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin kundër liderit të lëvizjes LISBA, Fuad Ramiqi, dhe katër imamëve, Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, të cilët po përballen me drejtësinë për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Imamët mohojnë se u kanë bërë thirrje të rinjve për të shkuar në Siri
-
Çka deklaroi Hysri Selimi në Prokurori?
-
Babai i viktimës në rastin “Kobra” kërkon drejtësi për djalin
-
Sokol Dobruna ftohet si dëshmitar nga Specialja
-
I kthyeri nga Siria: Ka imamë që flasin ndryshe në publik, e kanë qëndrim tjetër privatisht