Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare me përkrahjen e ProCredit Bank në një ambient të këndshëm në malet e Sharrit, larg qytetit dhe larg tryezave të punës ka organizuar ngjarjen “B2B Diasporë– Kosovë Rrugët e reja të bashkëpunimit ekonomik”.
18 ndërmarrës nga Gjermania janë takuar me mbi 40 ndërmarrje prodhuese kosovare. OEGJK përmes këtij organizimi, gjatë së cilit janë zhvilluar 110 takime B2B (Business to Business), ka synuar të gjej forma të reja të bashkëpunimit në mes të firmave anëtare të Unionit të Bizneseve gjermano-shqiptare, atyre të OEGJK-së dhe klientëve të ProCredit Bank.
Gjatë takimeve janë arritur marrëveshje konkrete ndërmjet firmave gjermane dhe atyre kosovare.
“Së shpejti ndërmarrjet gjermane do të furnizohen me uniforma nga firma të tekstilit të Kosovës, me prodhime të drurit nga prodhues kosovar me renome, dhe me produkte ushqimore “Made in Kosova” që do të distribuohen në Gjermani”, thuhet në komunikatën e OEGJK-së.
Përpos takimeve biznes me biznes, pjesëmarrësve u është ofruar edhe këshillim për qasje në financa, logjistikë, si dhe këshilla ligjore dhe tatimore.
-
Oda Ekonomike akreditohet për lëshim të certifikatave “Made in Kosova”
-
BKT Kosova dhe G7 bashkojnë forcat për fuqizimin e grave ndërmarrëse
-
Kosova nënshkruan marrëveshjet në vlerë 96 mln euro me Bankën Botërore
-
Bizneset kërkojnë të shmangen zgjedhjet, duan masa mbështetëse ekonomike
-
OEK kërkon ndërhyrjen e BE-së pas protestave të transportuesve në rajon: Po rrezikohen bizneset e Kosovës