Arbëri

AZHB publikon rezultatet preliminare të granteve për disa sektorë

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka përfunduar sot vlerësimin preliminar për një pjesë të projekteve që kanë aplikuar në skemën e granteve për zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2018.

Rezultatet preliminare janë publikuar për investimet në Asetet Fizike në Ekonominë Bujqësore, Diversifikimin e Fermave dhe Zhvillimi i Bizneseve, si dhe Masa për Ujitjen e Tokave Bujqësore, ndërsa ditëve të ardhshme do të publikohen rezultatet preliminare edhe për sektorë të tjerë.

Listat preliminare janë të qasshme për publikun nga sot në faqen e AZHB-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërkaq në ditët në vazhdim do të publikohen edhe rezultatet preliminare për projektet tjera.

AZHB njofton se fermerët aplikues do të informohen përmes SMS-ve dhe email-ve për publikimin e rezultateve të vlerësimeve preliminare.

Aplikuesit kanë afat ankese në një periudhë prej 15 dite, që nga dita kur shpallen rezultatet preliminare.

sqaron se lista e publikuar është preliminare dhe nuk është finale, pasi lista finale e projekteve të miratuara do të finalizohet dhe do të publikohet pas përfundimit të afatit të ankesave dhe kontrollit në terren.