Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Azerbajxhani përuron gazsjellësin për furnizimin e Europës

Azerbajxhani përuroi sot një gazsjellës që përbën një etapë kyçe për krijimin e një korridori gazi për furnizimin e Europës së Jugut, që parashikon të reduktojë varësinë e kontinentit nga gazi rus, në rritje këto vitet e fundit pavarësisht objektivave të Brukselit.

Gjatë një ceremonie të transmetuar në televizion, presidenti azer, Ilham Aliev përshëndeti krijimin e një rruge të re energjetike të Europës.

Rreth 50 kilometra nga kryeqyteti Bakou, Aliev ka hapur rubinetat në terminalin e Sangacal, në Detin Kaspik duke inauguruar një segment të një gazsjellësi që do t’i bashkohet TANAP-it në Turqi.

Livrimet e para në Europë do të fillojnë në 2020.

“Korridori Jugor i Gazit” është një kompleks prej tre gazsjellsësh për dërgimin në Europë të gazit të ofruar nga depozitat e gazit azer nëpërmjet Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik.

Ai do të përshkojë 3 500 kilometra duke kaluar në shtatë vende dhe do të përfshijë më shumë se 12 kompani të mëdha energjetike për një investim me vlerë prej 40 miliardë dollarë.

Edhe Evropa bën hap kyç ndaj varësisë nga Rusia Botë Evropa bën hap kyç ndaj varësisë nga Rusia

Ky projekt, që do të mundësojë për Europën të diversifikojë furnizimin e saj nga raporti me Rusinë, është i përbërë nga tre segmente, gazsjellësi i Kaukazit të Jugut (SCP), që do të lidhë tubacionet e detit Kaspik me Turqinë, gazsjellësi Trans-Anatolien (TANAP), parashikuar për të përfunduar në 2018 dhe gazsjellësi TransAdriatik (TAP) që do të mbërrijë në Pulia, në Itali dhe që do të jetë funksional më 2019.

“Rezervat e gazit të konfirmuar nga Azerbajxhani janë 2 600 miliardë metra kub. Ky projekt është bazuar në kuadër të rritjes së bashkëpunimit rajonal mes Azerbajxhanit, Turqisë dhe Gjeorgjisë”, nënvizoi Aliev.