Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Azemi: Neglizhenca dhe paaftësia e Qeverisë lanë qytetarët pa pasaporta

Visar Azemi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se qytetarëve po u mohohet lëvizja e lirë, e cila, siç ka thënë ai, është në kuadër të konceptit të madh të të drejtave të njeriut.

Ai në një intervistë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së ka thënë se udhëtimi dhe lëvizja e lirë nuk mund t’i mohohet askujt.

“Qytetarëve po u mohohet e drejta e lëvizjes për shkak të neglizhencës, pamundësisë ose paaftësisë së Qeverisë për të siguruar letër të mjaftueshme për prodhim të pasaportave apo dokumenteve të tjera”, është shprehur Azemi.

Ai ka thënë se institucionet do të duhej shumë më herët të nisnin procedurat e prokurimit për prodhimin e dokumenteve.

Azemi ka folur edhe për kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtuar Gjermanisë që të lejojë hyrjen e shtetasve kosovarë me pasaportë të skaduar në këtë shtet, duke e quajtur atë qesharake dhe absurde.

Edhe Azemi: Qeveria po i dëmton qytetarët me papërgjegjësi dhe mungesë veprimi Arbëri Azemi: Qeveria po i dëmton qytetarët me papërgjegjësi dhe mungesë veprimi

“Kjo kërkesë e Qeverisë është qesharake, është kërkesë absurde dhe nuk do të duhej të ndodhte, paramendoni duhet një vendim për të pranuar një gjë të tillë ... në çfarë baze do të mirëkuptonte ty një shtet si Gjermania, sepse dëgjuam që kërkesa iu bë shteti gjerman, por çfarë do të bëjnë qytetarët që jetojnë në Zvicër e Angli”, ka theksuar ai.

Azemi ka pyetur se si do të reagonte shteti i Kosovës nëse në kufi do t’i vinte një qytetar me dokument të skaduar.

“Lë të më thotë dikush nga Qeveria e Kosovës nëse dikush para kësaj krize, ose gjatë kësaj krize është lajmëruar në njërin nga kufijtë e Kosovës me pasaportë të skaduar dhe nëse do të kishte mirëkuptim nga zyrtarët kosovarë për të kaluar kufirin me një dokument të tillë”, është shprehur ai.

Azemi ka folur edhe për Strategjinë e energjisë 2022-2031, të cilën e ka quajtur të vjetruar, sepse sipas tij tanimë kanë kaluar gati dy vite që kur është iniciuar një studim për një strategji të tillë.

Por sipas tij, deri më tani nuk ka pasur një qasje të duhur të Qeverisë për të rregulluar sektorin e energjisë, të cilin ai e ka quajtur katrahurë. “Problemi në Strategjinë e energjisë është që energjia termike nuk është adresuar fare në të, pra ajo është energji dhe duhet të jetë pjesë përbërëse e Strategjisë, sepse problemin kryesor na e shkakton energjia termike, ose koha kur ne gjatë dimrit ngrohemi me energji elektrike”, ka theksuar Azemi.


Azemi: Amerika e do gazin në Kosovë për ta larguar ndikimin rus nga Ballkani Perëndimor

Ai ka thënë se për LDK-ën është e domosdoshme që të krijohen kushte për investim në sektorin e energjisë së ripërtitshme. Sipas tij tranzicioni nga prodhimi i energjisë me linjit në atë të diellit dhe erës, duhet të mundësohet nga energjia e gazit. Por sipas tij Qeveria ka bërë gabim që e ka refuzuar këtë.

“Ajo e mesit është gazi amerikan, për të cilin edhe qeveria amerikane edhe institucionet financiare ndërkombëatre kanë shtyrë shumë që gaze nëpërmjet terminaleve në Greqi të kalojë në Kosovë, në mënyrë që të ndërtohen kapacitete të reja të prodhimit me gaz, por që kjo nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës”, është shprehur ai.

Edhe Azemi: Brenda gjashtë muajve, Kosovën e gazifikojmë me SHBA-të Zgjedhjet 2025 Azemi: Brenda gjashtë muajve, Kosovën e gazifikojmë me SHBA-të

Azemi ka thënë se në momentin që LDK-ja të vijë në pushtet do të kthehen prapë tek kjo pikë, sepse sipas tij, gazi amerikan në Kosovë nuk duhet të shihet si projekt ekonomik, por si projekt gjeostrategjik.

“Amerika e do gazin në Kosovë për ta diversifikuar miksin e energjisë nga gazi në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për ta thënë më troç për ta larguar ndikimin rus nga Ballkani Perëndimor, këtu e kemi huqur hapin për të qenë partner dhe aleatë strategjikë me SHBA-në në fushën e energjisë, energjia është gjithçka, luftërat bëhen për energji”, ka theksuar Azemi.