Ndërsa Komitetit për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE me 30 vota për, 10 kundër dhe 2 abstenime, ka rekomanduar Parlamentit Evropian dhe Këshillit për Marrëveshje Ndërinstitucionale për Liberalizim që për shtetasit e Kosovës të liberalizohen vizat, komisioneri evropian për çështje që lidhen me migracionin, Dimitri Avramopolus, është shprehur se e ka pritur me shumë gëzim këtë vendim.
“Mirëseardhje për një dritë të gjelbër të fuqishme nga Komiteti LIBE për të filluar negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën. Shpresoj se ky vendim së shpejti do të jetë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor për lëvizje të lirë pa viza”, ka shkruar Avramopolus në llogarinë e tij në Twitter.