Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AVONET thotë se deputetët nuk arsyetojnë pagat e mëditjet e mëdha

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë paga dhe mëditje të mëdha, dhe sipas AVONET-it nuk tregojnë përgjegjësi lidhur me pjesëmarrjen në seanca plenare.

“Rrjeti i OJQ-ve AVONET, si monitorues i Kuvendit të Republikës së Kosovës shpreh shqetësim që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk tregojnë përgjegjësi që të jenë prezent në seancat plenare, sot me shumë vështirësi po zhvillohen punimet e seancës së Kuvendit në mungesë të deputetëve”, thuhet në komunikatën për media nga AVONET, transmeton Koha.net.

AVONET, kërkon nga deputetët si përfaqësues të popullit që të tregojnë përgjegjësi ndaj votës që kanë marrë dhe të përfaqësojnë zërin dhe të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Poashtu kabineti i qeverisë Haredinaj nuk janë prezentë në mbledhjen e Kuvendit me përjashtim të katër ministrave. AVONET, kërkon nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që të merr masa ndaj kësaj dukurie, që tashmë është bërë shprehi”, thuhet në komunikatë.