Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avokatja e Krasniqit në Speciale është në ekipin e mbrojtjes së djalit të diktatorit Gaddafi

Avokatja e cila do ta përfaqësojë ish-zëdhënësin e UÇK-së në Gjykatën Speciale, Jakup Krasniqi, është në ekipin e avokatëve mbrojtës të djalit të diktatorit Muammar al Gaddafit.

Siç njoftohet në faqen e Speciales, Venkateswari Alagendra është ndër avokatet e Saif Al-Islam Gaddaf, i cili gjykohet për situatën në Libi.

Krasniqi tutje gjatë seancës ka bërë të ditur se nuk ka dashur të ketë avokat mbrojtës, porse të njëjtin e ka pranuar me kërkesë të familjarëve.

Image