Avokati Igor Cishper është një prej dy avokatëve që do të mbrojnë shoferin e kompanisë “Deva Tours”, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në Slavonski Brod, të dielën në mëngjes, ku humbën jetën 10 udhëtarë e u lënduan 45 të tjerë, të gjithë bashkatdhetarë që po ktheheshin ga Gjermania për pushime në Kosovë.
Ai ka mohuar atë që është shkruar gjërë e gjatë në mediat kroate, e më pas edhe ë ato në Kosovë, se shoferi që po hetohet për këtë aksident, kishte deklaruar se për një moment e kishte zënë gjumi, andaj edhe u shkaktua aksidenti.
“Në asnjë moment nuk ma ka thënë se ka fjetur”, tha Cishper, duke konfirmuar se ai dhe avokati tjetër Lubo Pavasoviq, do të mbrojnë shoferin gjatë procesit gjyqësor, përcjell Index.hr.
Shoferit 52-vjeçar, sot i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Ai të hënën, në intervistimin nga Prokuroria kroate, u mbrojt në heshtje.
-
Gjashtë vjet burgim shoferit të autobusit nga Kosova për aksidentin e rëndë në Kroaci
-
Detaje të reja për aksidentin me autobus në Kroaci ku vdiqën 10 kosovarë
-
Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, lirohet shoferi i autobusit
-
Edhe dy muaj paraburgim për shoferin që dyshohet se shkaktoi fatkeqësinë në Kroaci
-
Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci kishte thënë se diçka e shqetësoi në rrugë