Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avokati i Popullit me katër rekomandime për qendrat korrektuese

Foto: Koha

Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës së Institucionit të Avokatit të Popullit, më 17 dhjetor 2019, ka publikuar katër (4) letër rekomandime për vizitat përcjellëse në Qendrën Korrektuese - Dubravë, në Qendrën Korrektuese - Pejë, në Qendrën Korrektuese - Gjilan dhe Stacionet Policore si në vijim:

Stacioni Policor në Gjakovë

Stacioni Policor në Rahovec

Stacioni Policor në Deçan

Stacioni Policor në Pejë

Edhe Avokati i Popullit nuk gjen parregullsi të mëdha në burgun e Lipjanit Arbëri Avokati i Popullit nuk gjen parregullsi të mëdha në burgun e Lipjanit

Stacioni Policor në Vushtrri

Stacioni Policor në Shtime

Stacioni Policor në Fushë Kosovë

Stacioni Policor në Lipjan

Pika e kalimit kufitar “Vërmicë”

Edhe Të burgosurit ankohen për gjendjen higjienike, por thonë se nuk keqtrajtohen Arbëri Të burgosurit ankohen për gjendjen higjienike, por thonë se nuk keqtrajtohen

Qendra Rajonale e Mbajtjes në Prishtinë

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se objektivi i vizitave në Qendrat Korrektuese dhe të Paraburgimit, ka qenë vlerësimi i zbatimit të rekomandimeve të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës - MKPT, të dërguara autoriteteve kompetente gjatë vitit 2018- 2019.

Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës gjatë kohës së vizitave, ka hasur në bashkëpunim të plotë të institucioneve të vizituara, ka pasur qasje të menjëhershme në hapësira dhe në dokumentacionin e kërkuar, si dhe iu mundësua intervistimi i të burgosurve dhe personave në ndalim, pa prezencën e pjesëtareve të sigurisë.

Sa i përket trajtimit të të burgosurve dhe personave në ndalim, MKPT-ja nuk ka pranuar asnjë ankesë kredibile.

Gjatë këtyre vizitave, MKPT ka vërejtur se autoritetet kompetente, kanë shënuar progres në zbatimin e disa rekomandimeve. Po ashtu, MKPT ka vërejtur se në zbatimin e disa rekomandimeve, autoritetet kompetente nuk kanë shënuar progres dhe ende jemi në pritje për implementim.

Edhe “Të burgosurit në Dubravë përballen me dhunë fizike, kërcënime e fyerje nga stafi korrektues” Arbëri “Të burgosurit në Dubravë përballen me dhunë fizike, kërcënime e fyerje nga stafi korrektues”

Përmes këtyre katër (4) letër rekomandimeve, MKPT, ka ripërsëritur rekomandimet të cilat deri më tani nuk janë zbatuar (implementuar).

Të gjitha letër rekomandimet e publikuara, gjenden këtu.