Kushtëzimi i qytetarëve nga komunat për pagesën e tatimit në pronë me rastin e regjistrimit të automjeteve, po konsiderohet si metodë në kundërshtim me ligjin nga Avokat i Popullit, raporton KTV.
Zyrtarët ligjorë në këtë institucion kanë deklaruar se dispozitat e udhëzimit administrativ për urdhëresat e ndalimit të shërbimeve komunale për detyrimin e pagesës së tatimit në pronë, bien ndesh me Ligjin për tatimin në pronë dhe atë për ATK-në.
Sipas Gashit, Avokati i Popullit ka pranuar ankesa, sipas të cilave qytetarët janë detyruar të paguajnë tatimin për pronën që nuk kanë qenë shfrytëzues të tyre. Për këtë ky institucion ka dhënë një varg rekomandimesh.
Disa nga qytetarët e kundërshtojnë këtë kushtëzim, por disa thonë se duhet respektuar ligji.
Megjithatë, në Komunën e Prishtinës kanë deklaruar se vetëm po e zbatojnë ligjin. Në një shkresë të vitit 2012, Ministria e Pushtetit lokal kishte përkrahur komunat për këtë metodë.
Tv Arta ka provuar të marrë një qëndrim nga ana e kësaj ministrie dhe asaj të Financave se a do t’i marrin parasysh rekomandimet e Avokatit të Popullit, porse zyrtarë të tyre nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës.
-
Detyrimi për pagesë të tatimit në pronë për regjistrimin e automjeteve është i paligjshëm
-
IAP: Kushtëzimi me pagesën e tatimit për regjistrim të automjeteve, i kundërligjshëm
-
AKK-ja kundërshton heqjen e kushtëzimit për regjistrimin e automjeteve përmes pagimit të tatimit në pronë
-
Avokati i Popullit: Kushtëzimi për regjistrim automjetesh, i paligjshëm
-
Qeveria fiton rastin ndaj komunave për faljen e tatimit në pronë