Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKK-ja kundërshton heqjen e kushtëzimit për regjistrimin e automjeteve përmes pagimit të tatimit në pronë

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kundërshtuar heqjen e kushtëzimit për regjistrimin e automjeteve me pagimin e tatimit në pronë, duke thënë se kjo do shkaktonte ulje të ndjeshme të nivelit të inkasimit të tatimit.

Në një tryezë me Kolegjiumin për Buxhet dhe Financa, Asociacioni thotë se çdo vit inkasohet një shumë e tatimit në pronë nga komunat, dhe se kjo heqje do ndikonte në ngushtimin e hapësirave për investime në infrastrukturë dhe shërbime publike;

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përfaqësuesit komunalë u shprehën edhe një herë se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, e pohojnë të detyrueshëm pagimin e tatimit vetëm përmes të kushtëzimit të regjistrimit të automjeteve personale”, është thënë në diskutim.

Kolegjiumi në anën tjetër ka ngritur problematika lidhur me rritjen e të hyrave të tatimit në pronë, heqjen e dënimeve dhe kamatave, problematikave me prona dhe grumbullimin e borxheve të vjetra.