Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avokati i familjes Tetaj për dënimin e Gogajt: Gjykata krijoi pasiguri juridike te qytetarët

Agonis Tetaj

Berat Tmava, avokat i familjes së të ndjerit Agonis Tetaj, ka thënë se me dënimin me 7 vjet e gjysmë burgim ndaj Shaban Gogajt, për vrasjen e Tetajt, “gjykata ka krijuar pasiguri juridike te qytetarët e Kosovës”.

Të martën, Gjykata Themelore në Pejë e dënoi Gogajn me pesë vjet për “vrasje nga pakujdesia” dhe tre vjet për armëmbajtje pa leje. 7 vjet e gjysmë ishte dënimi unik ndaj tij.

Në një reagim të premten në mbrëmje, Tmava ka thënë se s’është i befasuar me këtë vendim.

“Kjo për faktin se vetë odisejada e shtyrjes së seancave për arsye banale na ka bindur se gjykimi do të vazhdojë vetëm atëherë kur pala e akuzuar është bindur se do të shpallet fajtor vetëm për vrasje nga pakujdesia. Gjykata me këtë vendim krijoi pasiguri juridike tek qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Tmava në një reagim dërguar mediave.

“Kjo çka ka ndodhur sot na kujton kohën e gladiatorëve, kur gladiatorët vdisnin në arenë nga kthetrat e luanëve ndërsa të pasurit të cilët qëndronin më lozhë duartrokitnin! Dy fjalë për Trupin Gjykues, me vendime të tilla nuk mund ta mbuloni anshmërinë e juaj nuk e di se si do të silleshit ju po që se i ndjeri do të ishte anëtar i familjes suaj. Një ditë do të ju ndjekë keqardhja për këtë vendim dhe ajo ditë nuk do të jetë e largët, si dhe do të bindeni se ai vendim nuk ishte vendim i drejtë por vendim i ndikuar. Dostojevski jo më kot ka thënë: Mos u ngutni se në ferr ka vend për të gjithë!” ka thënë më tej ai.

Edhe Shaban Gogaj fillon vuajtjen e dënimit të mbetur me burg për vrasjen e Agonis Tetajt Kronikë Shaban Gogaj fillon vuajtjen e dënimit të mbetur me burg për vrasjen e Agonis Tetajt

Babai i Agonis Tetajt publikoi vitin e shkuar videon e momentit kritik, pasi vrasjen e të birit, që ka ndodhur më 23 shtator 2018, Prokuroria e rikualifikoi nga “vrasje e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”. E në video, Shaban Gogaj shihet tek e hap një dollap në arkën e marketit, pronar i të cilit është babai i tij, nxjerr revolen, e drejton kah tre punonjës të të njëjtit biznes, që i kishte larg pak metra, dhe shkrep një plumb drejt tyre. Agonis Tetaj, që ndodhej në mes, qëllohet për vdekje. Isuf Tetaj, baba i të ndjerit, videon ia bashkëngjiti një letre publike, me të cilën alarmoi se po manipulohej rasti. Atë ia drejtoi edhe kryeprokurorit të atëhershëm të shtetit, Aleksandër Lumezi, si dhe ambasadorëve të akredituar në Kosovë. Pas kësaj, vepra u rikualifikua si “vrasje e rëndë”.Por, të premten, Gjykata Themelore në Pejë nuk e dënoi për këtë vepër Shaban Gogajn. Gjykata nxori përfundimin se vrasja ishte nga pakujdesia dhe i shqiptoi atij dënim me 5 vjet burgim.

Kryetarja e trupit gjykues arsyetoi vendimin e marrë për këtë rast dhe tha se prokurori nuk ka ofruar asnjë provë të re pas rihapjes së shqyrtimit gjyqësor, për ta arsyetuar rikualifikimin e veprës. Ajo ka thënë se nuk ka pasur bazë ligjore që i akuzuari të ngarkohej me veprën penale të “vrasjes së rëndë”, dënimi për të cilën vepër është shumëfish më i rëndë.

Prokuroria Themelore në Pejë, në vitin 2019, kishte ngritur aktakuzë ndaj Shaban Gogajt, për veprën penale “vrasje e rëndë”, por që prokurorja ishte përjashtuar nga rasti.

Rasti i ishte bartur Prokurorisë së Gjilanit dhe prokurori Agron Uka e kishte kualifikuar veprën si “vrasje nga pakujdesia”. Prokurori Uka, si dhe avokati mbrojtës i Shaban Gogajt, Besnik Berisha, ishin fotografuar në një restorant në Gjilan, derisa procesi gjyqësor ishte në zhvillim.

Pak ditë para shpalljes së aktgjykimit, babai i Tetajt kishte publikuar videon e vrasjes dhe kishte pasur edhe reagime të të gjithë krerëve institucionalë, për çka edhe rasti ishte kthyer në pikën zero.

Edhe Shaban Gogajt i refuzohet kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit Kronikë Shaban Gogajt i refuzohet kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit

Edhe kur verdikti është dhënë të premten, krah Gogajt, ishte edhe avokati Besnik Berisha, i cili ishte përjashtuar nga ky rast, e për çka edhe procesi gjyqësor qe bllokuar për më shumë se një vit.

Vendimin ndaj Gogajt, Berisha e cilësoi të drejtë.

“E rëndësishme është që për mua ka qenë një epilog i pritur, një epilog i merituar. Mendoj që kjo është drejtësia. Kështu kam thënë edhe para një viti e sa, mu në këtë kënd, përkatësisht më 19 mars, kur është rihapur. Rihapja ka qenë e kundërligjshme. U faktua se nuk ka pasur dashje, s’ka pasur qëllim”, ka thënë Berisha pas shpalljes së aktgjykimit.

Gogaj, në fjalën përfundimtare, kishte mohuar se vrasjen e kishte kryer me qëllim dhe kishte thënë se kishte ndodhur nga pakujdesia.

Edhe Lirohet Shaban Gogaj Arbëri Lirohet Shaban Gogaj

Për armëmbajtje pa leje është shpallur fajtor edhe Isuf Cacaj, i cili u dënua me 2 mijë euro gjobë. Agonis Tetaj është qëlluar me armë zjarri më 23 shtator të vitit 2018 në vendin e tij të punës nga Shaban Gogaj, djali i pronarit të firmës ku ishte angazhuar tashmë i ndjeri.