Dega regjionale e Odës së Avokatëve i ka drejtuar një letër Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në të cilën ka kërkuar anulimin e Rregullores së re, me të cilën ndalohet përfaqësimi i avokatëve në Gjykatë, shkaku i mungesës së kartelës identifikuese.
Sipas shpjegimit, avokatët që nuk janë lejuar të hyjnë në Gjykatën Themelore janë të licencuar nga OAK.
“Sipas Ligjit për avokatinë, nenit 8 par.1, kjo dispozitë nuk parasheh asnjë kusht që avokati të pajiset me ID-Kartelë të Re”, thuhet në letrën e Degës regjionale të OAK-ut.
Më tej, në të thuhet se avokatëve mund t`u ndalohet hyrja në Gjykatë, kur nuk i kryejnë detyrimet ndaj institucionit përfaqësues të tyre.
“Lidhur me këtë problematikë, bazuar në nenin 39 par.1 nënpar 1.10 që thotë: në periudhë prej një (1) viti nuk i përmbush detyrimet financiare ndaj Odës, pra vetëm në këtë rast Avokatit do të duhej t'i ndalohet përfaqësimi në Gjykatë”, thuhet në letër.
-
Oda e Avokatëve vendos të bojkotohet Prokuroria Themelore në Prishtinë
-
Seanca për “Veteranët” dështon shkaku i mungesës së kartelave të avokatëve
-
Dështon seanca gjyqësore për rastin e “Veteranëve”
-
Supremja hedh poshtë padinë e MD-së ndaj Odës së Avokatëve për tarifat e regjistrimit
-
Qeveria pezullon rregulloren për caktimin e avokatëve ex officio