Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AUV-i obligoi bujqit t’i kthejnë paratë që ua dha tepër si kompensim për gjedhe të ngordhura

Një mal më shkelje ka gjetur Auditori i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit.

Shkeljet më të mëdha janë hasur në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila funksionon nën ombrellën e kryeministrit.

Mbi 1 milion euro të planifikuara për kategorinë e investimeve kapitale janë harxhuar për projektet e kategorive të mallrave dhe shërbimeve dhe për subvencionimin e fermerëve, raporton KTV.

Madje, shumë prej këtyre parave, sipas Auditorit, janë keqpërdorur.

Në 9 raste me vlerë prej 37,500 eurosh janë identifikuar se i kishin mangu dëshmitë mbështetëse për shfrytëzimin e subvencioneve të dhëna nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, sepse mungonin raportet narrative, faturat dhe raportet financiare kthyese.

Edhe AUV-i obligoi bujqit t’i kthejnë paratë që ua dha tepër si kompensim për gjedhe të ngordhura Video AUV-i obligoi bujqit t’i kthejnë paratë që ua dha tepër si kompensim për gjedhe të ngordhura

AUV-i i kishte kompensuar dyfish fermerët për humbjen e gjedheve pas sëmundjes gungore.

Nga 46 raste sa i janë nënshtruar procesit të auditimit, auditori ka hasur në pagesa të dyfishta, ku për një gjedh është paguar shuma prej 2,400 eurosh, përderisa të tjerët janë kompensuar me 1,200.

Zyrtarët e Agjencisë e kanë arsyetuar këtë si gabim të Komisionit të Vlerësimit.

Por pas auditimit, kryeshefi i Agjencisë thuhet t’i ketë nxjerrë disa vendime, me të cilat i obligon fermerët që në afat prej 30 ditësh t’i kthejnë mjetet e pranuara nga AUV-i.

Në 32 raste ku buxheti arrin mbi 360 mijë euro, urdhërblerjet ishin procesuar pas pranimit të faturës.

Auditori kishte tërhequr vërejtjen se pagesat e tilla, përveç se janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, e rrisin rrezikun e humbjeve të buxhetit dhe ndikojnë në dëmtimin e reputacionit të Agjencisë.

Edhe Në Kryeministri mbi 2 milionë euro të buxhetuara gabimisht Video Në Kryeministri mbi 2 milionë euro të buxhetuara gabimisht

Nga 10 mostra të ekzaminuara në Zyrën e Kryeministrit, në tetë prej tyre në vlerë prej 2,853 euro, del që pagesat janë kryer muajin dhjetor/2017, përderisa të njëjtat ishin edhe në listën e pritjes për t’u arkëtuar në vitin 2018.

Ndërkohë, shkelje Auditori, ndonëse më të vogla, ka hasur edhe në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

FSK-së i është zvogëluar buxheti për 14 milionë euro në Investime Kapitale. 50 për qind të buxhetit kjo ministri e shpenzoi në 3 mujorin e fundit, në total e menaxhoi në shkallë prej 97 për qind.

Për Auditorin, reduktimi i dukshëm i fondeve dhe mosrealizimi i projekteve kapitale e dobësojnë performancën e përgjithshme financiare të ministrisë.

Ministria e FSK-së ka shënuar regres në aspektin e vlerësimit të ofertave, pasi në katër raste të monitoruara nga Auditori, është gjetur që afati i hapjes së tyre që është 30 ditë, është tejkaluar nga 16 deri në 26 ditë.

Edhe Në Kryeministri mbi 2 milionë euro të buxhetuara gabimisht Arbëri Në Kryeministri mbi 2 milionë euro të buxhetuara gabimisht

MFSK-ja ka arsyetuar këtë gjë me mungesë të stafit në Zyrën e Prokurimit dhe zbatimi për herë të parë i platformës elektronike të prokurimit, i cili ka pasur vështirësi në shkarkimin dhe ngarkimin e dokumenteve.

Në dy raste të tjera, Auditori ka gjetur se drejtorët e departamenteve ishin caktuar ushtrues detyre që nga viti 2014, duke rënë ndesh me Ligjin për Shërbimin Civil, i cili përcakton se ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet më gjatë se tre muaj.