Afro 200 milionë euro është vlera për rregullimin e autostradës Prishtinë-Pejë.
Por, punimet në rrugën e cila lidh Shkupin, Tiranën dhe Prishtinën me Malin e Zi, nuk kanë përfunduar tërësisht, raporton KTV.
Banorët e kësaj pjese thonë se disa punë të pakryera u krijojnë rreziqe të mëdha.
Ka të atillë që thonë se shumë herë u është rrezikuar jeta nga mundësia e madhe për t’u aksidentuar.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati paralajmëruar se punimet e kësaj rruge, të nisura vite më parë, do të përfundonin brenda vitit 2018.
Edhe
U nis që 17 vjet, rruga Prishtinë-Mitrovicë ka ende punë
Ministria e Infrastrukturës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Kohavision-it për arsyet e vonesave në punime.
Për këtë projekt, 71 milionë euro ka ndarë BERZH-i dhe 85 milionë të tjera Banka Investive.
-
Aliu: Nënshkruhen kontratat 21 milionëshe për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë
-
Përsëriten premtimet për autostradën Prishtinë-Gjilan e magjistralen Prishtinë-Podujevë
-
Qeveria hap tenderin për rrugën që premtoi se do ta realizonte vitin e shkuar
-
12 kilometrat e rrugës Shkup-Bllacë që largojnë Maqedoninë e Veriut me Kosovën