Kandidati për kryetar të Serbisë , Vuk Jeremiq, ka thënë se projekti i Qeverisë së Serbisë për ndërtimin e autostradës Nish – Merdar ndihmon krijimin e Shqipërisë së madhe, transmeton koha.net.
Ministrja serbe e Komunikacionit dhe e Infrastrukturës Zorana Mihajloviq këtë deklaratë e ka cilësuar joserioze duke thënë se Serbisë i duhet çdo autostradë.
“Autostrada që do të ndërtohet Nish – Merdar – Prishtinë, nuk është vetëm dalje në port, por është strategji e rëndësishme. Ajo është e rëndësishme edhe për njerëzit tanë që jetojnë në Kosovë”, citon FoNet të ketë thënë ajo.
Sipas saj, kjo rrugë do të thotë më shumë ekonomi, më shumë transport udhëtarësh mallrash.
Artikuj të ngjashëm
-
Serbinë autostrada Nish-Merdar e “çon” deri në Prishtinë, që i siguron dalje në det
-
Autostrada Nish – Merdar, për shitje më të mirë të prodhimeve të Serbisë në Kosovë
-
Pacolli përshëndet vendimin për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar
-
“Autostrada Nish-Prishtinë, rrugë drejt pajtimit”
-
Serbia nënshkruan kontratën financiare për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar