Kryetari i Autoritetit Kosovar i Konkurrencës, Valon Prestreshi, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se është duke i analizuar me kujdes ankesat e bizneseve për rritjen e çmimit të çimentos “të aplikuar nga një ndërmarrje e cila ka pozite të fuqishme në treg”.
“Në bashkëpunim edhe me partnerët tanë, Oden Afariste të Kosovës, do të veprojmë bazuar në dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Tregu I çimentos ishte subjekt i trajtimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës edhe në të kaluarën, ndërsa gjatë vitit 2019 kemi arritur që me kohë ta parandalojmë një kartel të tipit oligopolisitk i cili do të shkakton shtrembërim dhe çrregullim serioz të konkurrencës tregtare në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Prestreshi.
-
Prestreshi thotë se kanë nisur hetimet rreth ngritjes së çmimeve në farmaci e dyqane
-
AKK-ja parandalon rritjen e çmimit të çimentos
-
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të naftës
-
Pas rritjes së çmimit, Autoriteti i Konkurrencës po monitoron kompaninë që shet pelet në Kosovë
-
21 produkte nën llupën e Autoritetit të Konkurrencës për rritje çmimesh pas ankesave të qytetarëve