Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar kërkesën e Komisionit për Buxhet për zvogëlimin e pagës për një mijë euro të auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca.
Spanca nga 3.800 euro në muaj sa fitonte, tani do ta ketë pagën 2.800 euro.
Kjo ishte kërkesë e vetë Spancës një muaj më herët.
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, inkurajoi edhe zyrtarët e tjerë publik të veprojnë njëjtë.
Kjo pagë do të jetë në zbatim deri në rregullimin e ligjit për funksionarët publik.
Edhe
Auditorja e Përgjithshme kërkon t’i ulet paga, Kuvendi nuk ia aprovon kërkesën
S’ka kuorum, nuk kalon Raporti i KPM-së për vitin 2020
Raporti vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, nuk kaloi në Kuvend pasi nuk pati kuorum.
Në votim morën pjesë 50 deputetë. Zëvendëskryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Mërgim Lushtaku, kërkoi mosmiratimin e Raporti Vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020.
“Komisionit për Administratën Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në mbledhjen e mbajtur më 20.04.2021 nuk ka miratuar raportin me kërkesë që raporti të plotësohet nga KPM-ja me vërejtjet e anëtarëve të komisionit”.
Edhe
Auditorja e Përgjithshme sqaron arsyet e kërkesës për uljen e pagës
“Komisioni në mbledhjen e mbajtur më 12.05.2021 rishqyrtoi Raportin Vjetor të Komisionit të Pavarur për Media me plotësimet shtesë dhe vlerësoi se i njëjti nuk i përmbushë obligimet ligjore për raportim dhe Kuvendit i rekomandon mosmiratimin e tij”.
Armend Muja nga Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere, gjithashtu tha se edhe nga ky komision rekomandojnë që të mos miratohet raporti.