Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate për media njofton se për periudhën Janar-Maj 2019 ka treguar performancë të mirë sa i përket inkasimit të të hyrave.
“Gjatë kësaj periudhe janë mbledhur 211.4 milionë euro, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë mbledhur 9.2% apo 17.8 milion euro më shumë”, theksohet në komunikatë.
ATK thekson se si rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare.
“Po ashtu, rol të rëndësishëm ka edhe rritja e aktiviteteve në teren e sidomos ndërmarrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve tatimore të pa shlyera të cilat aktivitete janë intensifikuar në masë të madhe e qe do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
-
ATK-ja mblodhi mbi 184 milionë euro për dy muaj
-
ATK-ja rrit të hyrat për 62.9 milionë euro
-
ATK-ja inkason 172 milionë euro të hyra tatimore gjatë janarit dhe shkurtit
-
ATK-ja mbledh afro 50 milionë euro më shumë se në 4-mujorin e vitit paraprak
-
ATK-ja ka mbledhur mbi 177 mln euro të hyra për tre muaj