Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ATK-ja paralajmëron masa për pronarët që s’i deklarojnë të ardhurat nga qiratë e banesave e shtëpive

Administrata Tatimore e Kosoves

Qiratë e padeklaruara janë vënë në radar të ATK-së. Në kohën kur ofertat për apartamente dhe akomodime turistike janë rritur, ky institucion ka bërë të ditur se ka evidentuar persona që nuk kanë raportuar të ardhurat. Ekspertët kërkuan që krahas kontrollit të ketë edhe më shumë informim për këtë kategori

Rezana Bozhlani

Në kuadër të luftimit të ekonomisë joformale, Administrata Tatimore ka nisur identifikimin e pronarëve që nuk kanë deklaruar të ardhurat nga qiratë e banesave, shtëpive dhe pronave të tjera. 

Në këtë listë përfshihen edhe ata që ofrojnë akomodim përmes platformave elektronike, si Airbnb.
ATK-ja ka bërë të ditur se, në rast të mosdeklarimit vullnetar, do të ndërmarrë masa.

Por, avokati Florin Lata vlerëson se para ndëshkimit, institucionet duhet të fokusohen më shumë në informimin dhe edukimin e kësaj kategorie të pronarëve.

“Po flasim zakonisht për ata njerëz që e kanë një banesë, atë banesë e lëshojnë  kohë pas kohe me qira, dhe këto ndëshkimet, dënimet nëse do të fillojnë të aplikohen ashpër, nuk po flas për tatimin, tatimin duhet gjithmonë ta paguajmë, mirëpo dënimet kanë me pas edhe një efekt në rritjen e qirasë në Kosovë”, ka thënë Lata.

Edhe Edhe pronat që lëshohen me qira “Airbnb” duhet të deklarohen për tatim Ekonomi 8 o. më parë Edhe pronat që lëshohen me qira “Airbnb” duhet të deklarohen për tatim

Eksperti i ekonomisë, Fidan Qerimi, thotë se mosdeklarimi i të ardhurave nga qiratë është pjesë e ekonomisë joformale dhe ndikon drejtpërdrejt në të hyrat e buxhetit të shtetit. Ai thotë se nëse tolerohet kjo, do të ketë edhe më pak buxhet.

“Nuk do të kemi investime në infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim, dhe përveç aspektit fiskal krijohet një konkurrencë jo e drejtë mes atyre që deklarojnë të ardhurat, që paguajnë dhe pjesës që është ekonomi joformale, dmth nuk janë të barabartë në treg”, ka thënë ai.

Rritja e turizmit në Kosovë ka sjellë edhe shtim të ofertave për akomodim, përfshirë apartamentet që jepen me qira përmes platformave online.

Kryetari i Unionit të Turizmit, Baki Hoti, thotë se të gjitha subjektet që operojnë në këtë fushë duhet t’i përmbushin obligimet ligjore.

“Ne të gjithë paguajmë tatime, atëherë pse të mos paguajnë edhe këto Airbnb të cilat me patjetër duhet t’u nënshtrohen ligjeve në fuqi. Lidhur me këtë pjesë, unë mendoj se kjo është e padrejtë që Airbnb-të që janë në një numër jashtëzakonisht të madh disa prej tyre, disa kanë paguar, por disa nuk kanë paguar, atëherë normalisht që të gjithë duhet t’i paguajnë, të gjitha kontributet dhe t’i deklarojnë të ardhurat e tyre”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, ATK-ja ka bërë të ditur se, nëse qiradhënësit nuk i përmbushin detyrimet në mënyrë vullnetare, mund të ndërmerren një numër masash, përfshirë ngarkimin me interesa dhe gjoba.

ATK-ja nuk ka ofruar të dhëna lidhur me numrin e personave që nuk kanë deklaruar të ardhurat buxhetore nga qiradhënia.

Avokati Lata thotë se ka diskriminim në trajtimin e dy kategorive të bizneseve që ofrojnë akomodim.

Edhe Zyrtari që kurseu pagat përfundon në prokurori Arbëri 5 muaj më parë Zyrtari që kurseu pagat përfundon në prokurori

“Është mirë me rishiku mundësinë, me u heq TVSH-ja, aktualisht e kemi një trajtim krejtësisht diskriminues mes një personi i cili ka një biznes individual dhe një personi i cili ka SHPK. Ai i cili ka SHPK-në, e lëshon pronën e njëjtë me qiranë e njëjtë, por nuk ngarkohet me TVSH”, ka thënë Lata.

Në platformat online të rezervimeve të hoteleve dhe apartamenteve në Prishtinë, ofertat më të lira për akomodim lëvizin nga 35 deri në 55 euro për natë.