Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, njofton se është duke zhvilluar aksion në Prishtinë tek disa subjekte, nga sektori që veprimtari kanë shitjen dhe servisimin e telefonave mobil të njohur ndryshe edhe si mobi shop.
Sipas njoftimi qëllimi këtij aksioni është parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale në këtë sektor, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka rrisk të lartë të in-formalitetit.
“Ky aksion është duke u zhvilluar edhe në këto momente, ku deri më tani janë duke kontrolluar disa subjekte, mirëpo ATK dhe Dogana do t’ju mbajnë të informuar në kohë rreth rrjedhës së aksionit, përmes një konferencë për media ose përmes një komunikatë të zgjeruar për media. ATK të gjitha aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale i ka në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin Operative të ATK-së, analizën e riskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës”, bëhet e ditur në njoftimin për media.
-
Policia kontrollon 31 shitore të telefonave në Prishtinë, sekuestron 118 telefona të mençur
-
Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron 55 telefona nëpër dyqanet e Pejës
-
ATK-ja mbledh mbi 350 mijë euro borxhe nga bizneset, konfiskon edhe pasuri të paluajtshme
-
Aktakuzë ndaj tre të dyshuarve në Prizren për shmangie nga pagesat doganore
-
OEAK kërkon nga ATK-ja publikimin e përditshëm të aktiviteteve ekonomike