Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Astrit Veliaj zëvendëson deputetin e dorëhequr të PD-së Eduard Halimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot zyrtarisht mandatin e deputetit Astrit Veliajt, i cili do të zëvendësojë në Kuvend ish-deputetin e Partisë Demokratike, Eduard Halimi.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të KQZ, me vendim unanim. Astrit Veliaj ishte i dyti në listën e kandidatëve të PD në Qarkun e Beratit.

Ndërkohë, mandati i Halimit pritej t’i kalonte njërës prej kandidateve femra në listën e PD, për shkak të mos respektimit të kuotës gjinore. Por. Ato refuzuan.