Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asnjë parti nuk do që Thaçi t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë

Askush nga partitë politike në vend nuk po do që Hashim Thaçi t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë, raporton KTV .

Në tryezën, “Në kërkim të konsensusit: Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e BE-së”, partitë politike e kanë quajtur të dështuar misionin e presidentit Hashim Thaçi si negociator.

Kreu i deputetëve të Nismës, Bilall Sherifi, ka ironizuar me Thaçin, duke thënë se puna e tij e negociatave po të përkthehet në gjuhën e sportit, është rrëzim nga liga, e jo avancim, andaj ai duhet të qëndrojë larg tavolinës së bisedimeve.

Vetëvendosje kërkon pajtim për ta mbrojtur interesin nacional dhe shtetëror, por jo të jetë pjesë e një konsensusi që nuk është në interes të Kosovës.

Por, shefi i deputetëve të AAK-së, Ahmet Isufi, është i mendimit që për këtë duhet të vendosin partitë politike, pasi Qeveria ka shumë probleme të brendshme, me të cilat duhet të merret.

Kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, i cili njëherësh është edhe autor i këtij raporti, tha se ka një kohë që shoqëria civile insiston se konsensusi është i domosdoshëm dhe Kosova tashmë është e detyruar që ta ndërtojë një platformë për bisedimet.