Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asnjë institucion s’e konfirmon atë që tha Thaçi për “Syrin e Popullit”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ekziston një listë prej 26 personalitetesh publike që kanë qenë në plan për t’u ekzekutuar.

Në një sqarim për KTV-në, Zyra e tij ka thënë se Presidenti ka folur për organizatën “Syri i Popullit”, që ka marrë përsipër sulmin ndaj Azem Vllasit dhe ka thënë se ajo është organizatë terroriste.

Policia e Kosovës shkurt ka thënë se nuk ka koment për këtë çështje, përfshirë atë nëse qytetarët e Kosovës rrezikohen nga këta individë ose grup i përmendur nga Presidenti.

As Prokuroria nuk ka dashur të flasë për rastin. Në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, një ditë më parë, i kanë mohuar këto informacione.

Televizioni ka pyetur agjencinë nëse Presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij kur ka folur për listën që ka thënë se e ka pranuar nga organet e sigurisë.

Drejtori i AKI-së shërben edhe si këshilltar i Presidentit dhe Kryeministrit për çështje të inteligjencës, që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës.


Asnjë institucion s’e konfirmon atë që tha... by kohanet

Artikuj të ngjashëm