“Udha e Shehrit”, siç e mban emrin një rrugë në katund, është vetëm njëra prej rrugëve të shumta rreth emërtimit të të cilave janë ankuar banorët e Komunës së Fushë-Kosovës. Kjo rrugë gjendet në fshatin Bardh të Madh.
Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës ka formuar një komision më 31 janar të këtij viti për të shqyrtuar ankesat e banorëve dhe për të emërtuar ato rrugë që ende nuk e kanë një emër. Por deri tash nuk është bërë asnjë hap në këtë drejtim, pasi Komisioni nuk ka mbajtur asnjë takim. Zyrtarët opozitarë në këtë komunë nuk presin se do të ketë rezultat një komision i tillë që për kaq kohë nuk mblidhet asnjëherë, shkruan sot Koha Ditore.
Këshilltarja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës, Aida Jashari-Alimi, ka thënë se ka kërkuar disa herë që të shqyrtohen ankesat e banorëve. Ndërsa një kërkesë të tillë e kishte pasur edhe vetë ajo.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)