Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se Serbia në vitin 2019 me siguri do të merret më intensivisht me Kosovën dhe “me siguri me një format tjetër nga ai deri më tash”, transmeton Koha.net.
“Askush nuk mund të thotë se do ta zgjidhim çështjen e Kosovës në vitin e ardhshëm, të paktën jo askush nga politikanët seriozë te ne dhe në botë. Sa më përket mua, unë do të doja që nesër ta kemi zgjidhjen e gatshme, porse kjo nuk është reale, sepse janë vendosur edhe shumë katrorë në mozaik”, ka thënë Daçiqi për revistën “Nedeljnik”, duke u përgjigjur në pyetjen se a pret që në vitin e ardhshëm të ketë zgjidhje për Kosovën.
Ai ka treguar se ndërmjetësit evropianë për shkak të zgjedhjeve që mbahen në vitin e ardhshëm, një kohë do të mbeten anash.
“SHBA-ja dëshiron ta plotësojë këtë vakum dhe kjo është mirë për gjithë procesin, sepse ne nuk dëshirojmë të humbim kohë. Prandaj edhe inkurajon letra e Trumpit për Vuçiqin dhe ajo është shenjë e mirë se edhe Amerika do që dialogu të vazhdojë dhe të mos humbë kjo shtysë”, ka thënë ai dhe ka shtuar se krahas SHBA-së do të ishte mirë që në dialog të përfshihen edhe Rusia e Kina.
Daçiqi edhe një herë është angazhuar për kufizim të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
-
Sipas Daçiqit, Serbia përkrahet nga një pjesë e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me Kosovën
-
Pse Serbia po do që “zgjidhja me Kosovën” të bëhet gjatë kohës së Trumpit
-
Cili do të ishte kompromisi me Kosovën, sipas Daçiqit
-
Daçiqi: Nuk mund të thuhet se SHBA-ja është për ndryshim kufijsh
-
Daçiq: Askush s’e di kur do të arrihet marrëveshja me Kosovën