Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM3 2017), transmeton Koha.net.
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM3 2017 ishte 510.5 milionë Euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 74% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në TM3 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 441.9 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (31%), formimi i kapitalit bruto (27%), kontributet sociale dhe përfitimet (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (8%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.