Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ASH dhe LDSH bashkojnë forcat për komunën e plotë të Tuzit

Tuz, 13 dhjetor - Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare janë në prag të marrëveshjes parazgjedhore për zgjedhjet lokale, të 3 marsit, për komunë të plotë të Malësisë (Tuzit), mëson jo zyrtarisht portali Malesia.org.

Përpos marrëveshjes midis ASH-së dhe LDSH-së, të cilët, sipas të burimeve tona, kanë bërë marrëveshje, pjesë e këtij koalicioni pritet të jetë edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.