Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 4130 kilogramë të produkteve ushqimore për fëmijë, Aptamil dhe Nutricia Bebelac.
AUV-i ka thënë se është në proces të verifikimit dhe gjurmimit për të konstatuar nëse ndonjë sasi e produkteve nga këto marka ka mbetur në treg.
“Në bashkëpunim me kompaninë UNION shpk, është realizuar asgjësimi i 7,998 copë produkte ushqimore për fëmijë, të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac, me peshë totale prej 4,130.80 kg. Sasia e asgjësuar është specifikuar sipas datave të skadencës, në përputhje me njoftimet e pranuara nga Njësia e Alarmit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF)”, njoftoi AUV.
Dyshimet për praninë e toksinës helmuese cereulide në qumështin formulë për foshnja “Aptamil” kishin bërë që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ta urdhërojë paraprakisht ndalimin e importit të të gjitha llojeve të këtij produkti.
-
Tërhiqen nga tregu sërish produktet e Aptamilit
-
Prindër të fëmijëve që shfaqën probleme shëndetësore nga qumështi “Aptamil” mund të kërkojnë dëmshpërblim
-
Ndalohet importimi i qumështit “Aptamil”
-
Shahini: Asnjë rast dëmtimi te foshnjat nga qumështi formulë, produktet e dyshimta po asgjësohen
-
AUV-i tërheq nga tregu disa formula për foshnja APTAMIL