Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asfaltohet një rrugë në Llojza të Ferizajt

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës “Jeta e re” në Llojza.

Aliu tha se në territorin e Ferizajt këto ditë ka një zhvillim të hovshëm të projekteve infrastrukturore. Kjo për faktin se sipas tij, “ qeverisja e re i ka dhënë drejtim shumë prej këtyre projekteve dhe ka vullnetin e plotë për të përmbyllur përfundimisht ciklin e investimeve infrastrukturore në fshatrat e komunës sonë dhe në qytet”, transmeton kp.

Ai uroi banorët e kësaj lagje duke u shprehur se punimet që po kryhet janë në mbikëqyrje të plotë të institucioneve lokale, për cilësinë e tyre, për të cilat qeverisja lokale është e pakompromis.