Banorët e fshatit Lloshkobare të komunës së Ferizajt kanë përfituar asfaltimin e dhjetë rrugëve dhe rrugicave nga buxheti vetjak i komunës në vlerë prej 240 mijë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.
Në mesin e këtyre projekteve ato më të rëndësishmet janë cilësuar rruga “Musli Selmani”, “Shkalla e Tafës”, “Selman Selmani”, “Muharrem Meha”, “Zuka”, “Feriz Rexha”, “Rruga e Pejës”, “Bazamenti”, “Krenaria A+B” dhe “Imri Ahmeti”.
Banorët kanë thënë se për realizimin e këtyre projekteve ka qenë kërkesë e vet banorëve, madje edhe nëpërmjet peticioneve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.