Në fshatin Komogllavë të Ferizajt ka nisur asfaltimi i 19 rrugëve të fshatit.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se pushteti lokal i Ferizajt po bën përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
Asfaltimi i rrugëve të fshatit Komogllavë, me gjatësi mbi 8 kilometra, financohet nga buxheti i qeverisë së Ferizajt në një vlerë prej 350 mijë eurosh, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm