Arbëri

Asfaltimin e rrugës në Grykë të Deçanit e mban peng Manastiri

Asfaltimi i rrugës ekzistuese në Grykën e Deçanit, që çon për në bjeshkët e kësaj komune dhe kufirin me Malin e Zi, është duke u penguar nga Manastiri i Deçanit, ngase ajo kalon në një pjesë të zonës së veçantë të mbrojtur, shkruan sot Koha Ditore.

Autoritetet e Manastirit të Deçanit kanë kërkuar ndërrimin e trasesë. Për këtë shkak, të enjten Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme që është thirrur nga këshilltari i AAK-së Florim Mataj.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, para këshilltarëve komunalë ka elaboruar më tepër së një orë rëndësinë që ka asfaltimi i kësaj rruge për mirëqenien e deçanasve, si dhe ka paraqitur edhe shkeljet e ligjit për këtë zonë të veçantë, që është lejuar madje edhe nga vetë Manastiri dhe Këshilli Zbatues e Monitorues për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (KZMZVM), i cili këshill javën tjetër mban edhe takimin e tij, në të cilin ndër të tjera do të trajtohet edhe çështja e asfaltimit të kësaj rruge...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)