Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se vlera e përgjithshme e aseteve të sistemit financiar të Kosovës në vitin 2016 arriti në 5.39 miliardë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 10.0 për qind.
“Rritja e aseteve te sektorit bankar dhe atij pensional mbetën kontribuuesit kryesor në rritjen e përgjithshme të aseteve të sistemit financiar në vend, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, transmeton Koha.net.
Sipas këtij raporti gjatë vitit 2016, asetet e sektorit bankar shënuan rritje vjetore prej 7.4 për qind, duke arritur në 3.64 miliardë euro.

“Zgjerimi i portofolios së kredive ishte kontribuuesi më i madh në rritjen e aseteve të sektorit bankar. Ky zgjerim reflekton rritjen e vazhdueshme të depozitave të sektorit bankar si burimi kryesor i financimit të aktivitetit kreditues në vend”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.
KËTU mund të shikoni raportin e plotë të BQK-së për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë
-
Asetet e sektorit bankar të Kosovës arritën në 3.67 miliardë euro
-
241 milionë euro kredi të reja, asetet e bankave 7.5 miliardë euro
-
Fondi pensional i kosovarëve arriti në 1.91 miliard euro
-
Mehmeti: Asetet e sistemit financiar në Kosovë shënojnë rritje 6.9 për qind
-
Sipas Raportit të BQK-së, ekonomia e Kosovës vjet u rrit 3.7 për qind