Grupi i asamblistëve të Aleancës Kosova e Re në Kuvendin Komunal të Prishtinës, përmes një konference për media, kanë prezantuar sot anëtaren më të re të Aleancës Kosova e Re, ish- asamblisten e Partisë së Drejtësisë Kimete Zeqa, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe nënkryetari i AKR-së, z.Korab Sejdiu i cili, duke i uruar mirëseardhje Zeqa, ka thënë se ardhjet e reja në AKR tregojnë më së miri për performancën pozitive të partisë, e cila tashmë shihet si parti e shpresës për shumë qytetarë.
Anëtarja më e re e Aleancës Kosova e Re, Kimete Zeqa aktivitetin e saj politik në tri mandate radhazi e kishte ushtruar si asambliste e Partisë së Drejtësisë, ndërsa nga sot, aktivitetin e saj politik brenda Kuvendit Komunal të Prishtinës, do ta zhvillojë si pjesë e grupit të asamblistëve të Aleancës Kosova e Re.
-
Korqa: Zgjedhjet e reja më së paku iu konvenojnë LDK-së e Aleancës
-
Gjini merr zyrtarisht drejtimin e partisë, Haradinaj: Besojmë te Gjini, AAK-ja vazhdon rrugëtimin
-
Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së
-
AKR-ja nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit
-
Pal Lekaj heq dorë nga kandidimi si deputet i AAK-së