Kamenicë 28 dhjetor- Në Aleancën Kosova e Re, e cila ka fituar 3 vende në Kuvend Komunal të Kamenicës në zgjedhjet e fundit pohojnë se në radhët e tyre është bashkuar një këshilltare komunale, e cila ishte pjesë e PDK-së.
Shefi i GK të AKR-së, Valon Maliqi, deklaron se fuqia e tyre do të rritet krahas rritjes së numrit të këshilltarëve komunalë në KK.
”Lëvizja e fundit nga PDK-ja ka qenë një vullnet nga vetë këshilltarja komunale, e cila kishte shprehur gatishmëri dhe vullnet dhe edhe këshilltarët komunalë nga subjektet e tjera politike të na bashkohen. Tashti po i shohin angazhimin dhe punën e ministrit Fatmir Matoshi, që është edhe kryetar i Degës së AKR-së, ndërsa kanë shprehur gatishmëri të na bashkohen edhe 2 këshilltarë komunalë nga subjektet e tjera politike. Tashti janë të partive të ndryshme dhe nuk po ceki të cilës janë. Aktualisht jemi 4 këshilltarë komunalë dhe kur të na bashkohen edhe 2 do të jemi grupi më i madh në KK. Këtë nuk jemi duke e bërë që të fuqizohemi vetëm në KK, por presim që me këta njerëz të kemi një fuqi shtesë në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Maliqi.
Mirëpo me këtë vlerësim nuk pajtohet PDK-ja, e cila ka një përvojë në këtë çështje, ngase në vitin 2014 kishin njoftuar opinionin se dy këshilltare komunale të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kishin kaluar në PDK. Florim Kryeziu, këshilltar komunal, deklaron se tregtia e tillë me këshilltarët komunalë, do të dëmtojë subjektet politike, të cilët me këto veprime po bëjnë përpjekje që të proklamojnë fuqinë e tyre, e cila është e rreme. Ai thotë se këshilltarët komunalë, të cilët kalojë në subjektet e tjera e bëjnë këtë për interesa personale. Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
-
AKR-ja paralajmëron koalicionin parazgjedhor me LDK-në
-
Miratimi i buxhetit komunal në Kamenicë shkakton përçarje te AKR-ja
-
Kastrati thotë se votimi i buxhetit komunal të Kamenicës po kushtëzohet me favore për punësim
-
AKR-ja në Kamenicë thotë se Kosova s’ka kohë për të humbur
-
AKR-ja merr mbështetje në Kamenicë për Pacollin e Matoshin