Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asamblistët thonë se drejtori i Bujqësisë në Novobërdë jeton në Serbi e paguhet nga komuna

Këshilltarët komunalë të Novobërdës nuk e dinë se kush udhëheq me drejtorinë e Bujqësisë dhe atë të Arsimit.

Madje, ata kanë kërkuar edhe nga drejtues të komunës që të bëhen publikë emrat e këtyre drejtorëve, të cilët, sipas tyre, nuk dalin asnjëherë në punë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kërkesën e tyre, te këshilltarët komunalë e kanë bërë tash e 6 muaj, por ende nuk kanë marrë përgjigje.

Udhëheqësit komunalë nuk i kanë kthyer përgjigje as KTV-së.

Abdyl Gashi nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se kanë informata që drejtori i Bujqësisë, jeton dhe vepron në shtetin serb, por figuron si drejtues i kësaj drejtorie.

Emrat e drejtorëve nuk figurojnë as në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Novobërdës.

Për këtë, KTV-ja ka kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që t’i bëjë publikë emrat e këtyre drejtorëve, të cilët marrin pagë nga buxheti i Kosovës, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë qasje në listën e pagave, duke rekomanduar që kjo të kërkohet nga Ministria e Financave.

Në këtë të fundit, ndërkohë, kanë thënë se listën e pagave të drejtorëve komunalë e ka Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.