E shtuna do të duhej të ishte një ditë e zakonshme mësimi, në filloren “Ismail Qemali” të kryeqytetit.
KTV-ja ka biseduar me drejtoreshën Dida, e cila ka bërë të ditur se mëngjesin e kësaj dite, janë paraqitur vetëm 10 nxënës.
Gjendja e krijuar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për zëvendësimin e orëve të humbura në grevë, ka krijuar konfuzion, për shkak të kundërshtimit të SBASHK-ut për ta bërë këtë.
Edhe Këshilli i prindërve në Prishtinë, është shprehur pro zëvendësimit të orëve të humbura gjatë asaj që do të duhej të ishte një javë pushimi pranveror.
Për zëvendësimin orëve, janë edhe mësimdhënësit e Këshillit iniciues të ciklit të klasave 1-5.
Edhe
Refuzohen të shtunat, në kryeqytet mësim u mbajt edhe me vetëm nga dy nxënës
Fatos Osmani, zyrtar për Arsim në Komunën e Prishtinës, i ka thënë KTV-së, se e kanë përcjellë vendimin e ministrisë te të gjitha shkollat.
“Mbetet të shihet se si do të reflektojnë mësimdhënësit, vendimin e kujt do ta respektojnë, të MASHT-it apo të SBASHK-ut”, ka deklaruar Osmani.
-
Shkollat pa nxënës të shtunave, MASHTI ngulmon, prindërit kundërshtojnë, SBASHK-u nxjerr përqindje
-
Nxënësit e “Ismail Qemalit” në Prishtinë refuzojnë të mbajnë mësim të shtunën
-
Disa komuna i binden vendimit për të organizuar mësim të shtunave
-
Në disa shkolla mësimi vazhdon edhe këtë javë, në të tjera ka përfunduar