Për mocionin e ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje për rrëzim të qeverisë Hoti, nuk ka vota për të dhënë Nisma Socialdemokrate e cila është pjesë e këtij koalicioni qeverisës.
Kështu ka deklaruar për KosovaPress deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala I cili tha se Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë të inicioj mocion për rrëzim të qeverisë.
“Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë me nis një mocion, është e drejtë e tyre me nis mocion. Nisma Socialdemokrate është pjesë e këtij koalicioni qeverisës dhe nuk e përkrah një mocion të tillë të ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.
Nga sot Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzim të koalicionit qeverisur në krye me Avdullah Hotin. Për këtë mocion mosbesimit në PDK thonë se ende nuk kanë qëndrim. /KsP
-
VV-ja ka mbledhur vetëm nënshkrimet e veta për rrëzimin e Qeverisë Hoti
-
Nis mbledhja e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti
-
PDK-ja s’e nënshkruan mocionin e mosbesimit
-
Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë, pushteti thotë se s’ka nismë serioze
-
Opozita synon ta rrëzojë Qeverinë në shtator me vota nga VV-ja