Deputeti i Parlamentit Europian nga partia SPD e Gjermanisë, Josip Juratovic, në prag të takimit Merkel – Vuçiq, vlerëson se bisedimet janë të shenjë e mirë për arritjet të afërt të zgjidhjes por ka shtuar se as BE dhe as Merkel nuk mund ta marrin përgjegjësinë politike që u është dhënë me zgjedhje legjitime liderëve politikë në Beograd e në Prishtinë, transmeton Koha.net.
Juratovic, siç përcjell tanjug, ka thënës e bisedime për anëtarësimin e Serbisë në BE varen nga reformat e saj dhe nga rezultatet e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Ai beson se normalizimi i marrëdhënieve Serbi – Kosovë është i mbushëm deri në vitin 2019.
Sipas tij, taktizimet gjatë bisedimeve Beograd – Prishtinë janë dëmshme dhe nëse ato vazhdojnë, do ta pësojë brezi i ri pasi që, tha Juratovic, pa zhvillim ekonomik, rinia do të ikë edhe nga Serbia e edhe nga Kosova.
-
Juratoviq: Serbia, po në BE, por duhet ta zgjidhë problemin me Kosovën
-
Deputeti gjerman thotë se serbët në veri po manipulohen nga Kosova dhe Serbia
-
Deputeti i Bundestagut: Vuçiqi - pengesa më e madhe për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së
-
Deputeti gjerman: S’mund të tolerohet sjellja autokratike e Vuçiqit
-
Deputeti gjerman: Shpresoj që Vuçiqi të mos e bëjë të njëjtin gabim si Millosheviqi