Komuna e Shtimes ka përfituar një projekt madhor në vlerë prej rreth pesë milion euro nga Austria për ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza që përfshinë shumicën e fshatrave me një gjatësi prej 22 kilometrash.
Kontingjenti i parë i gypave nga Austria ka arritur gjatë së hënës, në qytetin e Shtimes. Hapësira në të cilën do të ndërtohet kolektori do të ketë sipërfaqe mjaftë të madhe në afërsi të fshatit Voinovc.
Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka thënë se është meritë e përbashkët me stafin e tij që kanë arritur ta përfitojnë një projekt kaq madhorë për komunën e Shtimes, raporton Koha Ditore.
Ai ka njoftuar se gjatë ditës së sotme së bashku me përfaqësuesit e Kompanisë Konsulente dhe Inxhinierike nga Austria “OSTAP” kanë pritur ardhjen e kontingjentit të parë të gypave për ndërtimin e kolektorit për ujëra të zeza.
“Ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë për projektin më të madh e më kapital që po ndodh në komunën tonë, atij të kolektorit të ujërave të zeza”, ka thënë Ismajli.
Sipas tij, Shtimja është ndër komunat e para e cila është angazhuar në zgjidhjen e problemit për trajtimin e ujërave të zeza, andaj edhe procesi i projektit tashti do të ecë edhe më shpejt.
-
Prej disa vitesh zvarritet projekti i kolektorit për trajtimin e ujërave të zeza në Shtime
-
Zvarritet ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza
-
Nënshkruhet marrëveshja 5 mln euroshe për ndërtimin e impiantit modern për trajtim të ujërave të zeza
-
Nënshkruhet marrëveshja 2.5 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan
-
Përurohet impianti i ujërave të zeza në Gjakovë, i treti në dy vjetët e fundit