Aco Toshta, njëri nga katër personat që shihet duke e tërhequr zvarrë deputetin Ziadin Sela, sapo është arrestuar ndërsa i njëjti është dërguar në një stacion policor në Shkup, merr vesh gazeta KOHA.
Policia tashmë ka siguruar dëshmi për implikimin e Toshtas në dhunën ndaj deputetëve, ndërsa është përgatitur edhe aktakuza.
Në ndërkohë, në liri është lënë Toni Trajkovski nga Kumanova, i arrestuari i mbrëmshëm, pasi siç thuhet jozyrtarisht, i arrestuari ka dalë të jetë ngatërruar dhe se bëhet fjalë për Toni tjetër.
Personi i arrestuar kishte emrin dhe mbiemrin e njëjtë me të kërkuarin e policisë. Tani për tani mbetet vetëm njëri nga katër të filmuarit që tërhiqnin Selën pa u identifikuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, udhëzonte qytetarë si të votojnë dhe u premtoi pensione nga Serbia
-
Tentim vrasja me veturë në “Kodrën e Trimave”, një person në paraburgim e 4 lirohen
-
Theret një person në Podujevë
-
Policia në Shqipëri arreston Dritan Goxhajn
-
Therje me thikë në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje